Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka konsideruar të domosdoshme marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, duke pasur kritikat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, Mustafa tha se kjo nuk do të thotë që zgjidhja është ajo “që na ka konvenuar”.
“Unë kam vlerësuar si një marrëveshje që ka qenë e domosdoshme. Por kjo nuk do të thotë që përmbajtja edhe zgjidhja është ajo që na ka konvenuar apo që kemi kërkuar apo dëshiruar”, tha ai në RTV Dukagjini.
Sipas tij, “ne kemi pritur një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke dhe jo një marrëveshje që e siguron status quo-n.
“Njohja s’është përmendur, nuk janë zgjidhur problemet tjera, sikur njohja nga pesë vendet e BE-së, statusi i Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe njohja nga Serbia që mundëson mbylljen e procesit”, tha ai.
‘Por nuk është arritur. Frikësohem se kjo zgjat shumë (procesi dialogues), sepse nuk ka afatizim kur na njeh Serbia, apo kur ne fillojmë procesin e integrimit në BE. Pres që bile këtë dekadë të përfundohet kështu”, shtoi Mustafa.