Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani pas takimit me senatorët amerikanë: Marrëdhënia në mes Kosovës dhe SHBA-së...

Osmani pas takimit me senatorët amerikanë: Marrëdhënia në mes Kosovës dhe SHBA-së është ekzistenciale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim dy senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters.

Ku në këtë takim mes tyre u diskutua rreh bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Kosovës.

Osmani nga ambasadorët ka kërkuar përkrahje të vazhdueshme, sa i përket Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Më tutje, Osmani theksoi se Kosova do ti zbatojë të gjitha detyrimet sa i përket marrëveshjeve të fundit në Bruksel dhe Ohër.

‘’Marrëdhënia në mes Republikës së Kosovës  dhe SHBA-së  nuk është vetëm e rëndësishme por ekzistenciale.

Kosova është partneri kryesor i SHBA në këtë rajon, siç është dëshmuar në matjet e fundit nga organizata të ndryshme dhe siç dëshmohet nga bashkëpunimi i këtyre shteteve, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.

Në këtë takim  shpreha nevojën e bashkëpunimit ushtarak me SHBA-në, sepse bashkëpunimi ynë ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme edhe në vend edhe në ajon.

Për më tepër kamë kërkuar përkrahje të vazhdueshme, sa i përket Kosovës në organizata ndërkombëtare, sepse anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të ishte një veprim i qartë në favor të paqes në rajon.

Në kuadër të dialogut i njoftova edhe për listën e  gjatë të shkeljeve ë Serbisë, të obligimeve të pazbatuara.

Sa i përket marrëveshjeve të fundit në Bruksel dhe Ohër, Kosova nuk do ti ikë detyrimeve të saj, Kosova do të zbatojë secilin detyrim që është pajtuar në atë dialog’’, tha Osmani në konferencë për media. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments