Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaFSK-ja i bashkohet Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë

FSK-ja i bashkohet Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri të ditur se në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 23”, pjesëtarë të FSK-së i janë bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë.

Ai, në një postim të Facebok, ka shkruar se ky ushtrim ushtarak drejtohet nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka shkruar Mehaj.

Nga 21 maj deri më 2 qershor, Kosova është edhe nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”. Ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, u mbajt të dielën më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments