Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeOsmani: “Defender Europe”, ushtrim historik për FSK-në, kontinenti është i sigurt nga...

Osmani: “Defender Europe”, ushtrim historik për FSK-në, kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur e para në ceremoninë së fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe” në Prishtinë, duke iu thënë së pari ushtarëve të FSK-së “ju jeni gardianë të paqes”.

“Forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne i ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë”, tha Osmani.

Presidentja tha se objektivi kryesor i ushtrimit “Defender Europe ’23” është “që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleateve kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partnerët europianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme”

“Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin europian, për Forcën tonë të Sigurisë”, tha Osmani, duke kujtuar të kaluarën.

“Do të demonstrojnë se ata janë të gatshëm për t’i realizuar detyrat kudo që ka nevojë”, tha ndër tjerash presidentja.

Në stërvitjen e sivjetme do të marrin pjesë pesë ushtri të ndryshme të NATO-s që do të stërviten në pjesë të Kosovës deri më 2 qershor dhe do të shoqërohen nga pesë oficerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Kosova do ta ketë trefishin e numrit të ushtarëve që do të marrin pjesë në stërvitjet e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e kësaj ngjarjeje do të jetë edhe ekspozimi i pajisjeve të FSK-së, që do të bëhet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments