Monday, November 25, 2024
HomeSportTri xhiro pa përfunduar sezoni, Man City shpallet kampion falë humbjes së...

Tri xhiro pa përfunduar sezoni, Man City shpallet kampion falë humbjes së Arsenalit nga Nottinghami

Arsenali ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Nottingham Foresti, duke ia mundësuar kështu Manchester Cityt të shpallet kampion i Ligës Premier për herë të tretë radhazi.

Pas 19 minutash lojë, Forest kaluan në epërsi me golin e Taiwo Awoniyi.

Ky rast ishte edhe më seriozi në pjesë të parë, me Gunners që nuk arritën të rrezikonin Keylor Navasin për asnjë moment.

 

Arsenali në 45 minutat e dytë u mundua që të barazonte shifrat, mirëpo ata nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet.

Topçinjtë e pësuan humbjen që zyrtarisht e shpall kampion Manchester Cityn, që nesër pasdite përballet me Chelsean në Etihad Stadium.

Pas javës së 37-të, Arsenali gjendet në vendin e dytë me 81 pikë, katër më pak se Citizens që kanë tri ndeshje më pak të luajtura.

 

Kjo është hera më e afërt që skuadra londineze ju afrua titullit, ndërsa i fundit i tyre mbetet afër 20 vjet më parë (2003/04).

Në anën tjetër, Pep Guardiola ka fituar pesë tituj të Ligës Premier në gjashtë sezonet e tij në Ligën Premier, ndërsa ky është i treti radhazi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments