Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeOsmani takohet me Escobarin: Duam zbatim të plotë të marrëveshjes, jo parakushte...

Osmani takohet me Escobarin: Duam zbatim të plotë të marrëveshjes, jo parakushte për fokusim në vetëm një nen apo një pjesë

Presidentja e Republikës së Kosovës ,Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mal të Zi, pasi që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, Jakov Milatović, ka zhvilluar në Podgoricë një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, me fokus të veçantë për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel dhe Ohër.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova përbën palë konstruktive dhe ka potencuar se zbatimi i marrëveshjeve duhet të jetë i plotë, ndërkohë që duhen parandaluar përpjekjet e Serbisë për ta minuar zbatimin e tyre.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është pajtuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, si tërësi dhe pa parakushte të cilat synojnë përqendrimin vetëm në një nen apo në një pjesë të marrëveshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments