Pas katastrofës natyrore në Itali, ku vendi është vërshuar pas reshjeve të dendura, kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmëri që ta ofrojë ndihmën e Kosovës.
Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmet për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e shumta që kanë ndodhur në rajonin Emilia-Romagna.
“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti.