Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKurti me ministra e deputetë në varrimin e babait të Durmishit

Kurti me ministra e deputetë në varrimin e babait të Durmishit

Në varrimin e babait tashmë të ndjerë të zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministra, deputetë dhe anëtarë të tjerë të VV-së.

Zëdhënësi i VV-së ka thënë se në këtë mënyrë kanë ndarë dhimbjen bashkë me bashkëpartiakun e tyre, Hysen Durmishin.

“I dhamë lamtumirën e fundit Ilaz Durmishit, babait të bashkaktivistit tonë, zëvendësministrit Hysen Durmishi. Me Kryeministrin, Albin Kurti, ministra, deputetë, aktivistë, shokë e shoqe, ishim te varrezat e fshatit Mushtisht në varrim të bacës Ilaz, duke ndarë dhimbjen dhe ngushëllimet me Hysenin dhe familjarët e tij.  Qoftë kujtimi për Ilaz Durmishin i përhershëm, e shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka njoftuar ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments