Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaMinistrja Haxhiu tregon për ankesat e të burgosurve në burgjet e Kosovës

Ministrja Haxhiu tregon për ankesat e të burgosurve në burgjet e Kosovës

EULEX-i ka prezantuar Raportin Monitorues për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022.

Shef i Misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllim i tyre mbetet që të garantojnë sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional.

Sipas saj, dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Haxhiu shtoi se lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human, prandaj thotë ajo në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm.

Ajo më tej tha se në vizita në qendra korrektuese të burgosurit i janë ankuar se vendimet e lirimit me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje, raporton EO.

“Si Ministri e Drejtësisë, kemi për qëllim që të garantojmë një sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional. Drejtësia penale është shtyllë e sistemit të së drejtës. Dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kana rrezikshmëri të lartë shoqërore, e të përdoret lirimi me kusht. Lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human. Në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm”.

“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë ë tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht. Po punojmë në përmirësimin e lirimit me kusht, në përmbushjen e standardeve. Një prej ankesave më të shpeshta e të burgosurve, kanë qenë vendimet e planit për lirim me kusht, konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsyeje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments