Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKosova gati për “Defender Europe 23”, flet ministri Mehaj

Kosova gati për “Defender Europe 23”, flet ministri Mehaj

“Defender Europe 23” pritet të mbahet këtë të diele në Republikën e Kosovës. Në një prononcim për “Indeksonline”, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhënë hollësi rreth përgatitjeve dhe pjesëmarrjes së ushtrisë kosovare në këtë ngjarje.Sipas tij, Republika jonë do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Theks të veçantë, ministri i ka dhënë bashkpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë, tha ai.

Kujtojmë se nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”.

“Defender Europe ’23” është një ushtrim që realizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, e ku marrin pjesë edhe vende të ndryshme të NATO-s, vende nga Evropa por edhe Afrika.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments