Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se grupet kriminale serbe po përgatisin lista për t’i çuar serbët e Kosovës në tubimin e 26 majit në Beograd të cilin e organizon pushteti i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka treguar për format të cilat po i përdorin grupet kriminale.
”Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd
përgatitja e listave të të gjithë personave që do të udhëtojnë
Marrin me qira të gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës.
Pushimi vjetor i anuluar i punëtorëve”, ka shkruar Vela.
Vuçiq ka thirrur tubim në Beograd, pas disa protestave të opozitës atje. /Gazeta Express