Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova“Vendimi kontradiktor”, Apeli për herë të dytë e kthen në rigjykim kërkesën...

“Vendimi kontradiktor”, Apeli për herë të dytë e kthen në rigjykim kërkesën për masë të përkohshme për pronën kontestuese në Veternik

Gjykata e Apelit, për herë të dytë e ka kthyer në rivendosje rastin ku po kërkohej sekuestrimi i përkohshëm i pronës kontestuese rreth tre hektarë në Veternik. Këtë pronë, Ylber Hyseni dyshohet se e kishte fituar përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit.

Fillimisht, kjo kërkesë e palëve të dëmtuara Gursel e Nexhat Sadikut për sekuestrimin e pronës rreth tre hektarësh në Veternik, ku edhe po zhvillohen ndërtime, ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit ishin ankuar Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara. Shkalla e dytë e kishte aprovuar ankesën dhe rastin kishte vendosur ta kthejë në rigjykim, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk është i drejtë, pasi gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore në rastin e refuzimit të kërkesës për urdhrin e masës së sigurisë.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se provat materiale si dokumenti “Resenje Broj” i vitit 1961 i cili dyshohet se është i falsifikuar, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është i Milorad Filipoviq, përmes të cilit dokument tashme e ndjera Z.H, nëna e Ylber Hysenit, kishte fituar të drejtën e kësaj prone.

Gjithashtu, thuhej se Gjykata e shkallës së parë, nuk e ka arsyetuar faktin se parcelat të cilat janë paraqitur për sekuestrim të përkohshëm, a ka pasur ndërrim të subjekteve si pronarë.

“Z. H ka qenë e ëma e tani të pandehurit Ylber Hyseni i cili si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtar, ndaj të cilit prokuroria ka bërë kërkesë dhe se ngastra kadastrale e fituar nga i pandehuri ka pësuar ndryshime dhe se në këtë pronë, a është bërë ndryshimi i gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të paraqitësve të kësaj kërkesë”, thuhej në vendimin e parë të Apelit.

Apeli kishte arsyetuar se vendimi i shkallës së parë është kontradiktor, i paqartë dhe në kundërshtim më veten, prandaj edhe ishte kërkuar që të evidentohen këto shkelje.

Mirëpo, edhe në rigjykim, Gjykata e shkallës së parë, e kishte refuzuar kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të kësaj parcele, deri në vendosjen përfundimtare të kësaj çështjeje.

Të pakënaqur më këtë vendim, ankesë në Apel ka parashtruar prapë Prokuroria dhe avokatët e palëve të dëmtuara, avokatët Bedri Avdullahu, Saranda Keqekolla-Sadiku dhe Florim Shefqeti.Të ngjajshme

Gjykata Apelit, për herë të dytë ka anuluar vendimin e Themelores, me arsyetimin se ka bërë shkelje esenciale, duke thënë se vendimi është i paqëndrueshëm dhe çështja duhet t’i kthehet shkallës së parë në rishqyrtim.

“Aktvendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së, pasi që gabimisht janë aplikuar dispozitat ligjore për sekuestrimin e pronës së paluajtshme, ngase gjykata e shkallës së parë me rastin e nxjerrjes së vendimit të atakuar në rivendosje u është referuar dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale (Kodi nr.08/L-032), kurse ndërmarrja e veprimeve procedurale është bërë duke zbatuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale (Kodi nr.04/L-123), pra nxjerrja e vendimit gjyqësor është bërë duke u mbështetur në dispozitat ligjore të KPP-së, i cili është në fuqi, ndërkaq veprimet procedurale janë ndërmarrë në bazë të dispozitave ligjore të KPP-së, i cili ka qenë në fuqi deri më 17.02.2023”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, në rastin konkret është dashur të zbatohen dispozitat e Kodit në fuqi, ku janë të përcaktuara edhe veprimet procedurale se si duhet të veprohet në rastin e vendosjes për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme, nëse prokurori i shtetit ka dyshim të bazuar se prona e sekuestruar përkohësisht mund t’i nënshtrohet konfiskimit.

Për me tepër, Apeli rekomandon se në rivendosje, gjyqtari i procedurës paraprake, duhet t’i evitojë shkeljet e theksuara si më lartë, ashtu që të vlerësojë edhe njëherë çështjen konform dispozitave përkatëse ligjore.

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se familjes Sadiku iu është marrë përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe veprës penale të  “Mashtrimit”, për çka edhe ishte kërkuar sekuestrimi i pronës së paluajtshme.

Veç tjerash, më 19 dhjetor 2022, përfaqësuesit e të dëmtuarve Sadiku, avokatët Bedri Avdullahu, Florim Shefqeti dhe Saranda Keqekolla-Sadiku, kishin bërë kërkesë për përjashtimin e gjykatëses Edita Çanta nga ky rast, me arsyetimin se ka luhatur në mënyre serioze besimin e palëve gjatë zhvillimit të procedurave për pronën kontestuese në Veternik.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, e kishte konsideruar këtë kërkesë si të pabazuar dhe se edhe gjyqtarja e rastit kishte thënë se pretendimet nuk qëndrojnë.

Për këtë rast “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin Tempus. Përmes këtij hulumtimi, tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadikut kishte vendosur pas 7 vjetësh, ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme atyre u janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik,  vlera e të cilëve kapë shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, duke përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments