Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeNaser Pajazitajt iu sulmua shtëpia me armë zjarri, thotë avokati i tij

Naser Pajazitajt iu sulmua shtëpia me armë zjarri, thotë avokati i tij

Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kusherirës së tij, Donjeta Pajazitaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, njoftoi se të hënën në mbrëmje është sulmuar klienti i tij, pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga burgu me vendim të Gjykatës Supreme.

“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur më 27 dhjetor të vitit 2015, shtatë javë pasi ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga organet e rendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments