Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeA do t’ua kthejë paratë VisaMetric qytetarëve pasi pranoi të zbatojë verdiktin...

A do t’ua kthejë paratë VisaMetric qytetarëve pasi pranoi të zbatojë verdiktin e Gjykatës

Pas një rezistence të madhe për t’iu përgjigjur mediave e madje edhe për të respektuar vendimin e parë të Gjykatës Komerciale, kompania e kontraktuar nga ambasada gjermane “VisaMetric” sot është dorëzuar përballë vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale dhe ka vendosur që të respektojë vendimin që ndalon marrjen e 30 eurove në këmbim të shërbimeve postare për dërgim të pasaportës.

Kështu ka njoftuar sot përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, duke thënë se ankesa rreth vendimit të shkallës së parë iu është refuzuar dhe se tashmë kanë pranuar vendimin e dytë që edhe do ta respektojnë.

“Duke qenë se Ankesa e Visametric, ndaj Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Parë është refuzuar dhe Aktvendimin e kemi pranuar sot, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës”, kanë njoftuar nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Law që është përfaqësues ligjor i “VisaMetric”.

Ndërkohë ambasada gjermane dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje duke thënë se Visametric është adresa për pyetje.

Megjithatë nuk dihet nëse “Visametric” do të rimbursojë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët që nga 13 shtatori i vitit 2022 kanë shfrytëzuar këtë kompani për procesin e aplikimit për viza.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë para 8 muajsh përmes një njoftimi në ‘facebook’ kishte bërë me dije për marrëveshjen që kishin arritur me “Visametric”.

Në këtë njoftim ambasada tregonte se si “Visametric” do bënte përcjelljen e aplikacionit për në Ambasadë dhe pastaj do t’ua kthente qytetarëve pasaportën.

“Konkraktuesi VsaMetric ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen. Ai ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Në vazhdim kontraktuesi jua kthen pasaportën tuaj. Kontraktuesi do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër, gjë që do të shkurtojë në mënyrë të konsidetueshme kohën e pritjes për aplikim”, thuhej në njoftimin e Ambasadës gjermane.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments