Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaPresidenti afrikan: Zelensky dhe Putin kanë rënë dakord të takohen për të...

Presidenti afrikan: Zelensky dhe Putin kanë rënë dakord të takohen për të diskutuar një plan paqeje të propozuar nga ne

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin dhe ukrainas Volodymyr Zelensky kishin rënë dakord të takoheshin me një grup liderësh afrikanë për të diskutuar një plan të mundshëm paqeje për konfliktin.

Reuters raporton se detajet e planit nuk janë bërë publike, megjithëse qëndrimi i deklaruar i Ukrainës për çdo marrëveshje paqeje është se të gjitha trupat ruse duhet të tërhiqen nga territori i saj.

“Diskutimet e mia me të dy udhëheqësit treguan se ata të dy janë të gatshëm të presin liderët afrikanë dhe të diskutojnë se si mund të përfundojë ky konflikt”, tha Ramaphosa në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Singaporit në Cape Town.

“Nëse kjo do të ketë sukses apo jo, do të varet nga diskutimet që do të zhvillohen”, tha ai.

Plani i paqes mbështetet gjithashtu nga udhëheqësit e Senegalit, Ugandës, Egjiptit, Republikës së Kongos dhe Zambisë. Ramaphosa tha se SHBA dhe Britania kishin shprehur mbështetje “të kujdesshme” për planin dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ishte informuar gjithashtu për iniciativën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments