Thirrjet e përsëritura shpesh të presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbështetësit e tij për “bum votash” në mitingjet zgjedhore gjetën përgjigje në 12 provinca në të gjithë Turqinë.
Kështu së paku shkruan Daily Sabah, sipas të cilit medium, në Erzurum, një nga provincat më të mëdha në Turqinë lindore me një elektorat tradicionalisht konservator, Erdogan siguroi më shumë se 68% të votave në zgjedhjet presidenciale sipas rezultateve jozyrtare.
Siç shkruan mediumi turk, përcjell Telegrafi, në Bayburt, një nga provincat më të vogla në rajonin e Detit të Zi, Erdogan mori më shumë se 78% të votave.
Gjithashtu në Gümüşhane, një tjetër provincë e vogël e Detit të Zi, Erdogan fitoi më shumë se 74% të votave.
E në qytetin e lindjes së presidentit Rize, ai siguroi më shumë se 72% të votave.
Ndërsa në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmeteve të 6 shkurtit që shkaktuan kërdinë në krahinë dhe fqinjët e saj, favorizoi Erdoganin në votim. Presidenti aktual fitoi më shumë se 71% të votave.
Në mënyrë të ngjashme, Malatya, një tjetër provincë e goditur nga tërmeti, ndihmoi Erdoganin të siguronte më shumë se 69% të votave.
Veç këtyre, edhe Sivas në zemër të Anadollit ishte dërrmues në mbështetje të Erdoganit në zgjedhjet presidenciale. Erdogan fitoi gati 70% të votave atje.
Ndërkohë Yozgat, një provincë tjetër në Turqinë qendrore, mbështeti gjithashtu Erdoganin, pasi ai fitoi më shumë se 72% të votave atje.
Në të vërtetë, Erdogan vazhdoi me një valë popullariteti në provincat e tjera në Turqinë qendrore, ku ai gëzoi sukseset e kaluara zgjedhore.
Konya, vendlindja e ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu i cili iu bashkua bllokut opozitar të rivalit të Erdoganit, Kemal Kılıçdaroğlu, i dha një votë tjetër Erdoganit i cili fitoi më shumë se 68% të votave.
Diku tjetër, në provincën Düzce të Detit të Zi, Erdogan mori më shumë se 68% të votave