Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeRama e ‘pushton’ Shqipërinë në zgjedhjet lokale, ia merr PD-së edhe Shkodrën

Rama e ‘pushton’ Shqipërinë në zgjedhjet lokale, ia merr PD-së edhe Shkodrën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste nuk janë entuziazmuar aq, duke e konsideruar gati si të pritshme fitoren e thellë në zgjedhjet lokale të së dielës. Ai i mposhti dy rivalët e tij, ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët u bënë bashkë për t’i dalë kundër, pa sukses. Fitorja e PS-së në Shkodër, bastionin e kahmotshëm të demokratëve, është historike, dhe kjo po që e ka gëzuar Ramën.

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka korrur një fitore të madhe në zgjedhjet lokale që u zhvilluan të dielën në Shqipëri. Rezultatet paraprake e nxjerrin PS-në në një epërsi kundrejt PD-së në 54 qytete, ose mbi 80% të bashkive, nga 61 sa janë gjithsej.

Zgjedhjet e së dielës ishin shumë të rëndësishme për Ramën, i cili pa fuqinë e partisë së tij në rrafshin lokal, kur po qeveris me vendin në mandatin e tretë me radhë.

PS e merr edhe Shkodrën

Partia Socialiste ka shënuar fitore historike në veri të vendit, duke arritur të triumfojë edhe në Shkodër, për herë të parë që nga viti 1991.

Kandidati i PS-së për kryetar, Benet Beci, arriti të fitojë me rreth 10 mijë vota epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahisë. Beci mori mbi 60% të votave, krahas rreth 40% sa ka marrë Spahia.

Rama e kishte shumë të rëndësishme fitoren atje, ku shpenzoi zgjodhi ta përmbyllte fushatën elektorale. Ai festoi duke publikuar një këngë, duke e përdorur në përshkrim një shprehje të njohur shkodrane.

“Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër… I LOVE YOU”, shkroi Rama.

Kryeqyteti i mbetet PS-së

Në Tiranë, kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ka fituar edhe një mandat, të tretin me radhë.

Sipas rezultateve paraprake, ai ka arritur të marrë rreth 40 mijë vota më shumë sesa kundërkandidati i tij më serioz, Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Veliaj ka arritur të marrë rreth 55% të votave, ndërsa Këlliçi rreth 35%.

Si drejtues politik i PS-së në qarkun e Tiranës, Veliaj i është gëzuar edhe fitoreve në bashkitë e vogla andej, në Vorë, Kamës e Rrogozhinë.

“Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh”, shkroi ndër tjerash Veliaj në Facebook, duke iu referuar Kamzës. Për bashkinë e Tiranës, ku kandidoi vetë, nuk tha gjë.

Kampi socialist ka fituar edhe në Tropojë, vendlindjen e ish-presidentit Sali Berisha, dhe në Skrapar, vendlindjen e ish-presidentit Ilir Meta, të cilët u bënë bashkë në koalicion, por pa sukses.
Ssocialist kanë korrur fitore edhe në Durrës, Vlorë Lezhë, Kukës, Elbasan e Devoll, etj. Ndërkaq koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në bashkitë Himarë, Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë Kuçovë e Memaliaj.

Partia e Minoritetit Grek për Ardhmërinë, “MEGA”, ka fituar në bashkinë e Finiqit.

Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama është shprehur optimist, duke parashikuar në një postim në Facebook një fitore të thellë të partisë së tij në të paktën 50 nga 61 bashkitë.

Berisha dhe Meta paralajmërojnë se s’do t’i njohin rezultatet

Opozitarërt kanë paralajmëruar se s’do ta njohin rezultatin e këtyre zgjedhjeve në disa bashki.

Ish-udhëheqësit e vendit, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e kanë fshehur dëshpërimin nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, duke reaguar ashpër. I pari i quajti zgjedhjet “një farsë elektorale”, ndërsa i dyti i quajti zgjedhjet “narkozgjedhjet e narkoshtetit”.

Berisha, i cili udhëheq një fraksion të PD-së tha se ka “të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz”, duke qenë se aty u votua në mënyrë elektronike.

Ai e ka akuzuar Ramën edhe për “blerje masive të votave” dhe “përdorimin e bandave kriminale që kanë kërcënuar qytetarët”.

Berisha tha se ndaj kandidatit për kryetar në Lezhë, Salvator Kaçaj, ka patur tentativë për atentat nga rivali i tij socialist, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i ka quajtur “trillime” akuzat e Berishës.

Në një reagim tjetër, Berisha foli për “industri të tmerrshme të blerjes së votës” dhe “botë të krimit”.

“Industria e tmershme e blerjes së votës, bota e krimit dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi votën e shqiparëve. Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agoninë për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner”, tha Berisha.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pati plot akuza. Ai shkroi se “zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar”.

Meta theksoi se asnjë “narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve”.

“Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit. Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër”, shkroi ndër tjerash Meta.

Pjesmarrja në votime ishte e ulët. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se të dhënat prej 90% të 5213 qendrave të votimit tregojnë një pjesëmarrje prej 34.37%, që përbën një ulje prej 12% në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ndërkaq Misioni i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR në Shqipëri ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet u zhvilluan ditën e diel. Shefja e Misionit Audrey Glover gjatë konferencës për shtyp teksa e ka konsideruar ditën e zgjedhjeve të qetë, shtoi se ka pasur ndërhyrje partiake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments