Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRezultatet paraprake: PS kryeson në 53 bashki nga Malësia e Madhe në...

Rezultatet paraprake: PS kryeson në 53 bashki nga Malësia e Madhe në Konispol

Vetëm disa orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki deri më tani, të cilat janë Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

Hartaaaa

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments