Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqipëria zgjedh kryebashkiakët e rinj! Pjesëmarrje e ulët në votime dhe probleme...

Shqipëria zgjedh kryebashkiakët e rinj! Pjesëmarrje e ulët në votime dhe probleme teknike (Zhvillimet)

Shqipëria zgjedh sot kryebashkiakët për 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu probleme teknike në disa qendra votimi.

Në 3 bashki të rëndësishme si Elbasani e Kamza dhe Vora , jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.

 

10:11 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, hodhën sot votën në kutitë e votimit.

10:58 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka votuar në një prej qendrave të votimit në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

10:53 Deri në orën 10:00 pjesëmarrja në zgjedhjet vendore në Shqipëri ka qenë 8.08% ose kanë votuar 158 mijë qytetarë. Shifrat i publikon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

10:44 Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.

Ambasadorja Kim iu ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

10:37 Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai e ka cilësuar si një ngjarje të turpshme që tregon sipas tij se sa e nervozuar dhe e dëshpëruar është pala kundërshtare politike. Në përgjigje të kundërshtarëve të cilët thonë se Isai po blinte vota, kryebashkiaku thotë se ishte duke pirë kafe me një mik.

10:34 Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka votuar në Shkodër së bashku me familjen e saj. Pas votimit, Topalli është shprehur se ka shumë arsye pse ajo voton sot, teksa ka theksuar 3, që sipas saj janë më të rëndësishmet për të sjellë ndryshime në vend.

10:30 Kandidati i Koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Kolonjës, Ethem Lumani ka reaguar pas dhunimit të kandidatit të PS-së, Erion Isai.

Ai thotë se ka ndërhyrë vetëm për të zbutur gjakrat dhe për t’i ndarë, por nuk ka ndërhyrë në sherr.

10:20 Pak minuta më parë kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur votën e tij. Ai tha se rezultati i PD do të jetë shumë pozitiv dhe u drejtua me një mesazh për të gjithë demokratë, shqiptarët e lirë dhe të ndershëm, të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën.

Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar bashkë me familjen në qendrën e votimit në shkollën “Kosova”. Ai është paraqitur në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe nusja Armina Mevlani, së bashku me vajzën e tij dhe mbesat.

Policia e Kuçovës ka proceduar penalisht shtetasin Lefter Maliqi kandidat për kryebashkiak nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe Mikel Hoxha, të cilët akuzohet se kanë fyer dhe kërcënuar një person.

9:56 Në Durrës procesi zgjedhor po vijon me problematika. Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, është vënë re dhe prania e personave që nuk lejohen të qëndronin.

9:49 Në qendrat e votimit ku nuk punon pajisja elektronike procesi do të kryhet manualisht.

9:43 Një 54 vjeçar i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë kryetarin e njësisë administrative Fratar është vënë nën hetim.

9:21 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri më tani pjesëmarrja në këto zgjedhje është 1.29%.

9:02 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në shkollën 9-vjeçare në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

9:00 Në Qarkun Kukës situata paraqitet e qetë sa i takon procesit zgjedhor, përveç problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik për shkak të ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike

8:39 Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka votuar sot në Shkollën “Dora d’Istria”.

8:20  Arrestimi i kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri, para zgjedhjeve solli reagime të ashpra mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në orët e para të hapjes së votimit situata atje paraqitet e qetë dhe njerëzit kanë filluar të votojnë.

8:05 Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur probleme në Lushnje dhe Kavajë ku ende nuk ka nisur procesi i votimit. Gjithashtu probleme ka edhe në disa zona të tjera.

7:56 Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është dhe një ndër të parat nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.

7:54 Në tre bashki të vendit votimi për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. do të kryehet në mënyre elektronike.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments