Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqipëria në heshtje zgjedhore

Shqipëria në heshtje zgjedhore

Pas një muaj fushate ku retorika politike plot akuza e sulme verbale të ndërsjella dominuan takimet elektorale, sot 44 subjektet që garojnë për lokalet e 14 Majit duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore.

Të dielën 3,650,550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën për t’ju drejtuar qendrave të votimit nga të cilët 122,545 votojnë për herë të parë, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjithë vendin do të jenë 5213 Qendra Votimi që do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

Qendra më e fundit u hap me vendim gjykate të datës 12 Maj në Burgun e Belshit.

Kandidatët në garën e kësaj të diele janë 23 907 nga të cilët 144 janë kandidatë për kryetarë bashkie dhe të tjerët kandidatë për këshilltarë bashkiakë. Janë 12 kandidatë të pavarur për kryetarë bashkie dhe vetëm 2 koalicione.

Të dielën në 3 bashki u dakordësua që të pilotohet votimi e numërimi elektronik në Bashkinë e Elbasanit, Kamzës e Vorës. Në këtë të fundit është përdorur teknologjia edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.

Komisioneri Celibashi që ka garantuar fshehtësinë e votës ka lajmëruar se rezultati në këto tre bashki do të dalë 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit.

Aktualisht 60 nga 61 bashki që ka vendi drejtohen nga Partia Socialiste pas bojkotit që i bëri opozita zgjedhjeve lokale të 2019.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments