Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në takimin që pati sot me kryeministrin Albin Kurti e zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, folën për pritshmëritë e takimit të kryenegociatorëve javën e ardhshme.
Ai tha se vëmendja e BE-së tani duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve.
“Vëmendja jonë e plotë duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, shkroi Lajçak.
Kujtojmë se sot Lajçak qëndroi për vizitë në Kosovë, ku u takua me shefin e qeverisë, ndërsa vizitë pati edhe në Mitrovicë, ku u prit nga i pari i komunës, Bedri Hamza.
Ahead of next week’s Chief negotiators meeting, I visited Kosovo today. With PM @albinkurti and 1DPM @BislimiBesnik, I discussed the expectations for next week. Our full attention now needs to be on normalisation and implementation of the Brussels Agreement and its Ohrid Annex. pic.twitter.com/4rvEpwfXEF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 11, 2023