Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Impianti i ujërave të zeza në Gjakovë ka nisë në qeverinë...

Haradinaj: Impianti i ujërave të zeza në Gjakovë ka nisë në qeverinë time

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se impianti për përpunimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një projekt strategjik i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Zvicrës dhe Komuna e që ka marrë udhë që nga viti 2018, kur Haradinaj ishte kryeministër.

Tutje Haradinaj tha se është i lumtur që ky investim sot është në dobi të qytetarëve e të qytetit të Gjakovës.

“Impianti për përpunimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një projekt strategjik i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Zvicrës dhe Komuna e që ka marrë udhë që nga viti 2018.

I lumtur që ky investim sot është në dobi të qytetarëve e të qytetit të Gjakovës! Asgjë nuk pikon nga qielli por është rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm, edhe i donatorëve por edhe i Komunës se Gjakovës.

Është mirë të jemi modestë në përvetësimin e meritave. Në rastin konkret impianti ka filluar të ndërtohet gjatë qeverisjes sime, është kryer nga ata që e kanë financuar dhe ka përfunduar në kohën e kësaj qeverie. Të shpresojmë që qeveria e ardhshme të ketë kënaqësinë që t’i inaugurojë projektet që i nisë qeveria e sotme.

Thashë, të shpresojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments