Friday, November 29, 2024
HomeLajmeLajçak kalon vetë mbi Urën e Ibrit, por thotë se ajo mund...

Lajçak kalon vetë mbi Urën e Ibrit, por thotë se ajo mund të hapet vetëm përmes dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, ka shkuar në Veri.

Lajçak shkoi në Veri duke kaluar mbi Urën e Ibrit në këmbë, derisa për rihapjen e saj tha se duhet të jetë pjesë e dialogut.

“Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendon që vendimi për hapjen duhet të merret në dialog. Gjithçka është në dorën e dy palëve. Unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet”, tha ai.

Për këtë çështje, Lajçak ishte deklaruar edhe në fund të muajit prill. Ai kishte thënë se nuk është koha për këtë vendim.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak më 30 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments