Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeVon Cramon i reagon Qeverisë Kurti: Ky vendim është i papranueshëm

Von Cramon i reagon Qeverisë Kurti: Ky vendim është i papranueshëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi dje Qeveria e Kosovës, ndër të tjera, mori një vendim preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas saj, ky vendim i ekzekutivit është i papranueshëm, raporton Paparaci.

Po ashtu, ajo përmes një konference në Parlamentin Evropian, tregoi se se kur do të vijë në Kosovë, do të shkojë në veri që të bisedojë me banorët e asaj zone për këtë vendim

“Jemi ne dijeni për këtë dhe është absolutisht e papranueshme, ka një arsye pse kur të shkoj në Kosovë do shkoj edhe në veri që të flas me qytetarët dhe të hulumtoj më shumë për këtë dhe më pas të përball Qeverinë në Prishtinë me situatën”, tha ajo.

Po ashtu, von Cramon shprehet se gjendja në veri të Kosovës është fragjile dhe nuk është në interesin e BE-së që të ketë më tepër tension.

“Kjo është një prej shqetësimeve të mia kryesore për momentin sepse e shohim që stabiliteti në veri, nëse mund ta quajmë ashtu, është shumë fragjil. Nuk mund të jetë në interesin tonë që të ketë më shumë zjarr në këtë proces. Definitivisht do merremi më këtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments