Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetKëta janë dy zyrtarët e PDK’së që u shoqëruan në Polici

Këta janë dy zyrtarët e PDK’së që u shoqëruan në Polici

Aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot një aksion para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë këtij aksioni, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici dy zyrtarë të kësaj partie.

Zyrtarët e shoqëruar në Polici janë Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Bislimi.

“Po, unë isha bashkë me nënkryetarin e rinisë, Florent Lushtakun, të shoqëruar në stacion”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajtur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments