Friday, November 22, 2024
HomeLajmeMinistri serb i Kurtit: Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë...

Ministri serb i Kurtit: Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vuciqit në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, Rasic tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë.

Ai thotë se statuti i Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vuciqit në Kosovë

“Ky statut e siguron mos përzierjen e strukturave të regjimit, në këtë rast partisë progresiste në Beograd në procesin zgjedhor në Kosovë. Një prej shtyllave më të potencuara në një proces të marrëveshjes, është fakti se cila do marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.  Unë do të kisha bërë një propozim komplet të mbështetur në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas meje, grupi menaxhues duhet të jetë grup teknik, të cilët në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e përcakton ku janë ato sfera me të cilat mund të bashkëpunohet. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e kam parë që ka ndodhur”, deklaroi Rasiq në Tëvë1.

Madje, Rashiq vlerësoi se në këtë mes është fajtor edhe Brukseli, përfshirë këtu edhe kryenegociatorët e mëhershëm.

Rashiq ka thënë se nëse do t’ia kërkonte kryeministri Kurti të udhëhiqte me një grup për hartimin e statutit të Asociacionit, do të fliste me të për këtë.

Megjithatë Rashiqi thotë se me dëshirë nuk do të udhëhiqte me një grup të tillë.

“Nuk kemi fol ende për këtë. Nëse e kërkon kryeministri, do të flas me kryeministrin atëherë. Në momentin kur u dërgua statuti, çfarëdo që është, normal që reagim i radhës është përgatitja e një statuti tjetër. Unë vet i kam thënë që do të jemi inovativ dhe do të kemi propozime të reja. Dhe propozimet e reja është normale që kyçen në formën direkte apo indirekte me mua. Prandaj nuk po mohoj siç keni thënë ju, por siç thotë fjala popullore, jo me dëshirë. Me siguri do të flas me kryeministrin lidhur me këtë”, deklaroi Rashiq.

Sa i përket ‘draft-vizionit’ të paraqitur nga Qeveria e Kosovës, Rashiq tha se është bazë e mirë.

“Skeletoni është me rëndësi si dizajnohet krijohet dhe unë atë që e kam pa, për fillim kisha thënë që është e mirë si bazë e mirë”, deklaroi ministri serb në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij, kryeministri nuk ka gabuar me shkarkimin e Ekipit Menaxhues teksa shton se ky veprim i Kurtit është për të blerë kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments