Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, vlerëson se 9 maji që njihet si Dita e Evropës nuk do të duhej që të figuronte si si ditë feste.
“Kjo çështja e ditës së 9 majit që është ditë feste në Kosovë ndërsa në Bashkimin Evropian nuk festohet më si ditë feste, kjo ditë është hequr veç e veç nga shtetet përkatëse dhe kjo tek ne qëndron ende për shkak se është ligj me interes vital – festat zyrtare dhe duhen 2/3 e minoriteteve për ta ndryshuar ligjin”, tha Bajrami në InfoMagazine.
Bajrami, i ftuar në Info Magazine, tha se megjithatë Kosova ka mjaftueshëm ditë festash.
“Nuk do të duhej të ekzistonte si ditë feste, duhet shënuar di të e Bashkimit Evropian – por jo si ditë feste. Ne kemi mjaftueshëm ditë festash në Kosovë” tha Bajrami.