Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeGjoba 3.2 milionëshe, ZRRE konstatoi se KEK shkeli ligjin gjatë shitjes e...

Gjoba 3.2 milionëshe, ZRRE konstatoi se KEK shkeli ligjin gjatë shitjes e blerjes së rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka gjobitur Korporatën Energjetike të Kosovës me 3.2 milionë euro. Gjoba ka ardhur pas disa shkeljesh që ka bërë kjo ndërmarrje, të cilat janë theksuar në raportin e monitorimit. 

Shkeljet e bëra në procesin e shit-blerjes së energjisëelektrike i kanë kushtuar Korporatës Energjetike të Kosovës 3.2 milionë euro. Gjoba i është shqiptuar nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë.

Sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të ZRRE’së, një prej shkeljeve që ka bërë KEK është nënshkrimi i kontratës kornizë me kompaninë “Holding Slovenske Elektrarne”, kompani e cila nuk ka licencë të lëshuar nga autoritetet kosovare.

Sipas ZRRE, KEK ka vazhduar të blejë energji nga kjo kompani përkundër vërejtjeve dhe kërkesave që ka marrë.

“Lidhur me kёtё, ZRRE ka reaguar disa herё pёrmes e-mail-it zyrtar dhe me shkresё zyrtare, ku ka kёrkuar nga KEK qё tё veprojë nё pajtim me obligimet ligjore tё cekura mё lartё, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara.

Pёr mё tepёr, ZRRE me datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisё elektrike nё kohё reale, dhe ka vërejtur se pavarёsisht vёrejtjeve dhe kёrkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike nё mos pajtueshmёri me obligimet ligjore”, thuhet në raport.

Në këtë raport përmendet edhe shkëmbimi/depozitimi i energjisë elektrike me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

“KEK kërkoi energji në Shqipëri pa pasur nevojë”

Bazuar në këtë raport, KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё dhe se energjinё e pranuar e ka ofruar nё treg tё lirё, duke shkelur kështu marrëveshjen.

“1. KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, theksohet në këtë raport.

ZRRE ka gjetur parregullësi edhe te ankandet për shitjen e energjisë elektrike. Një prej gjetjeve është se KEK ka pёrsёritur procesin e shitjes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide, si dhe se gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet.

“1. KEK nuk e ka tё aprovuar procedurën e brendshme të bazuar në funksionin e tyre në treg. Bazuar nё kёtё, tregtimi i energjisё elektrike pa procedurё tё brendshme ёshtё nё kundёrshtim me nenin 2, par. 2 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 2. KEK ka pёrsёritur procesin e shtijes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide. Njё veprim i tillё nga KEK ёshtё nё kundёrshtim me nenin 13, par. 1 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 3. KEK gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet. Bazuar nё kёtё, pёrzgjedhja e ofertave fituese nuk ёshtё bёrё nё pajtim me nenin 11 par. 10 dhe nenin 12 par. 1 dhe 3 tё Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 4. Me nёnshkrimin e kontratave individuale me ndёrmarrjet, degёt e tё cilave nuk janё tё licencuara nё Kosovё, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, janë gjetjet e ZRRE.

Në raportin e monitorimit përmendet si shkelje edhe shitja e energjisё elektrike pёr mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore.

“KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nёn kushtet e marrёveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Shitja e energjisё elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisё elektrike, pasi që nё procedurё pёrcaktohet që tregtimi i energjisё elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në Raportin e Monitorimit.

Për të gjitha këto shkelje, Bordi i ZRRE’së në mbledhjen e fundit “ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments