Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka publikuar në gjuhën shqipe përmbledhjen e shkeljeve që Serbia ia ka bërë marrëveshjes bazë.
Kryeziu ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, këto shkelje ua ka prezantuar ndërmjetësuesve evropian, në takim e 2 majit që u mbajt në Bruksel.
“Brenda dy javëve pas dakordimit në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit.
Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë. Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel” ka shkruar Kryeziu.