Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeQeveria s’ia falë BE-së që i reagoi për Ekipin Menaxhues, edhe zëdhënësi...

Qeveria s’ia falë BE-së që i reagoi për Ekipin Menaxhues, edhe zëdhënësi i Kurtit ia numëron shkeljet e Serbisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Perparim Kryeziu ka shkruar se Serbia ka shkelur tetë prej neneve të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe një prej neneve të Planit të Zbatimit.

Kryeziu ka shkruar se këto shkelje të Serbisë janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti edhe tek ndërmjetësit në Bruksel në takimin e dy majit.

“Brenda dy javëve pas dakordimit në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë.Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel”, ka shkruar Kryeziu.

Për këto shkelje dje gjatë ditës ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili është edhe anëtar në Komisionin e BE-së për mbikqyrjen e implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Ky inistim i Qeverisë Kurti për të argumentuar shkelje e Serbisë vjen pas rezistencës së BE-së për të konstatuar se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit pavarësisht votës kundër në KiE dhe qëndrimin e menjëhershëm se Kosova me vendimin për shkarkimin e Ekipit Menaxhues të Asociacionit ka shkelur marrëveshjen.

Dje gjatë ditës ndaj një qëndrimi të tillë të Peter Stanos ka reaguar edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari ka shkruar se reagimi i BE-së do të kishte kredibilitet nëse Brukseli do të kritikonte Ekipin Menaxhues për draftin antikushtetues që kishte propozuar në Bruksel në kundërshtim me partimet evropiane, raporton Express.

Edhe këshilltari për media i kryenegociatorit Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me konstatimin e BE-së se vendimi i Kosovës për shkarkimin e Ekipit Menaxhues është kundër marrëveshjes. Zëdhënësi i Bislimit, Klisman Kadiu madje kishte thënë se zëdhënësi i BE-së me deklaratat që bën tregon se nuk e njeh pothuajse fare procesin e dialogut.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, ka shkruar Kadiu.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes ministrit Elbert Kransiqi kishte marrë vendim për shkarkimin e Ekipit Menaxhues për Asocaicionin më 3 maj, një ditë pasi ky ekip i drejtuar nga Danijela Vujicicic kishte prezantuar draft-statutin për Asocaicionin në Bruksel.

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka reaguar Bashkimi Evropian duke thënë se mandati i Ekipit Menaxhues përfundon në momentin që finalizohet drafti për Asociacionin dhe kur të fillon implementimi.

/GazetaExpress/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments