Thursday, November 28, 2024
HomeSportKonfirmohet, licencohet FFK-ja

Konfirmohet, licencohet FFK-ja

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Ashtu siç raportoi këtë të premte Gazeta Express, licencimi i FFK-së është bërë sot.

Procesi i licencimit të FFK-së është stërgjatur me muaj të tërë, ku dëmi më i madh iu bë klubeve, të cilat nuk përfituan financiarisht nga Ligji për Sponsorizim.

Komisioni i Licencimit i kishte vënë disa kritere, të cilat FFK-ja për një periudhë të gjatë nuk arriti t’i plotësonte.

Njoftimi i plotë nga FFK-ja:

“Federata e Futbollit e Kosovës e ka përmbyllur procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, sot, e ka nënshkruar vendimin për licencimin e FFK-së, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive (KVLFS).

Ashtu sikurse edhe federatat tjera sportive të cilat ishin të përfshira në këtë proces, edhe FFK pas plotësimit të të gjitha kritereve dhe kushteve të kërkuara, është licencuar për ciklin aktual olimpik.

Duke pasur parasysh se FFK është organizata më e madhe sportive në vend dhe me numrin më të madh të klubeve, ky proces ka marrë kohë të konsiderueshme deri te përmbyllja e licencimit.

Por pas një angazhimi të madh të administratës së FFK-së, klubeve dhe ministrisë është arritur të plotësohen  kushtet për licencim.

FFK përgëzon zyrën e sekretarit me administratën, si dhe të gjitha klubet që kanë punuar me përkushtim në këtë proces të ngarkuar dhe me kushte specifike.

Përmbyllja e këtij procesi tregon se FFK është duke punuar drejt standardit më të lartë të menaxhimit dhe transparencës si në federatë, ashtu edhe në klube”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments