Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeGjetjet e hetuesisë për rastin në Gllogjan: Ekzekutuesi i maskuar, u shtir...

Gjetjet e hetuesisë për rastin në Gllogjan: Ekzekutuesi i maskuar, u shtir si i dehur, target e kishte shoferin

Prokurorja Sahide Gashi ka treguar për veprimet hetimore që janë ndërmarrë për zbulimin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, rast për të cilin është ngritur sot aktakuzë ndaj tre personave: Kastriot e Kreshnik Mehmetaj nën dyshimet për bashkëkryerje në vrasje të rëndë si dhe për Halil Mehmetaj për veprën penale shtytje në kryerje të veprës penale.

Gashi ka thënë se pas të gjitha provave, fakteve, analizave forenzike dhe punës që është kryer përgjatë këtyre muajve, ka dalë se targeti i të dyshuarve ishte shoferi i autobusit

Prokurorja zbuloi se kryesi atë natë ishte shtirur si i dehur ose me probleme që ta detyrojë shoferin që ta ngadalësojë shpejtësinë e autobusit.

“Pas grumbullimit të të gjitha informatave nga Njësiti i Forenzikës, nga ekspertimi i vendit të ngjarjes, izolimi i gjurmëve, sigurimi i provave se dhe veprimeve tjera hetimore, kemi mund të konstatojmë me besueshmëri të lartë se nuk ka indikacione për sulm terrorist dhe se kemi të bëjmë me një ekzekutues me shumë gjasë të maskuar, target i sulmit ishte shoferi i autobusit dhe se kemi të bëjme me një krim të mirëplanifikuar dhe atë mbi bazën e treguesve që kishim siç është: Përzgjedhja e vendit, ku s’kishte asnjë shtëpi në afërsi, pjesa më e madhe e terrenit ishte e mbuluar me drunjë dhe shkurre të cilat e bënin shikueshmërinë e vështirësuar nga kalimtarët e rastit dhe s’ka mbulim me kamera; Kohën, pra stinën e dimrit dhe kushtet atmosferike, shiu. Kryesi paraprakisht e ka ditur mirë itinerarin e autobusit, kohën e saktë të arritjes së të njëjtit në vendin e ngjarjes si dhe Veprimet e ndërmarra të kryesit, si shtirja e të njëjtit si i dehur ose me probleme për ta detyruar shoferin që ta ulë shpejtësinë, eventualisht edhe ta ndalojë dhe ta kap në befasi. Zhdukja e kryesit pa lënë asnjë gjurmë është dëshmi se i njëjti e ka njohur mirë terrenin ose ka pasur bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar duke e larguar prej aty menjëherë pas sulmit”, deklaroi Gashi.

Ajo tregoi saktësisht për veprimet që janë ndërmarrur për ta zbardhur këtë rast.

““Janë identifikuar pothuajse të gjithë personat dhe veturat që kanë qarkulluar në atë moment në aksin rrugor. Të gjithë provat që kemi siguruar janë dërguar me urgjencë në Agjencinë Kosovare për Forenzikë për ekzaminim. Është siguruar hartografia dhe hyrje daljet e komunikimeve elektronike nga dy operatorët VALA dhe IPK0. Janë sigruuar incizimet e të gjitha kamerave përgjatë rrugëtimit të autobusit “Erblini” duke filluar nga stacioni i autobusëve në Gjakovë e deri në Gllogjan, por është vazhduar edhe më tutje për verifikimin e lëvizjeve. Janë marrë intervistat e para me pasagjerët e mbijetuar të autobusit, është nxjerrë profili i kryesit dhe personave viktima të rastit dhe kemi ardh ne një përfundim preliminar”- ka thënë prokurorja Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments