Një person nën kërcënimin e armës sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka grabitur një shumë parash.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë.
Ajo tha se policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.