Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeBerisha përgjigje për herë të parë motrave Haklaj: Vrasëse, vrave në mes...

Berisha përgjigje për herë të parë motrave Haklaj: Vrasëse, vrave në mes të kafenesë

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj Aishe Haklajt për padinë e saj në SPAK ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.

Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë dy njerëz në mes të kafenesë.

Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë”.

“Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Berisha në emisionin Now në Euronews Albania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments