Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeUeb faqja e Presidencës së Kosovës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë ishin cak i...

Ueb faqja e Presidencës së Kosovës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë ishin cak i një sulmi kibernetik

Ueb faqet e tri institucioneve më të rëndësishme të vendit, në fillim të prillit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik.

Sulmin ndaj ueb faqeve të Presidencës, Kryeministrisë dhe Prokurorisë së Kosovës e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se tash situata është nën kontroll

“Me datën 1 dhe 2 Prill 2023 kemi pasur sulme kibernetike të llojit DDoS ku si pasojë e këtij sulmi kibernetik ueb faqja e Kryeministrisë kohë pas kohe ka qenë jashtë funksionit gjatë periudhës kohore të sulmit. Ekipi për reagime të incidenteve kibernetike qeveritarë (CERT-i Qeveritar), ka reaguar menjëherë dhe ka ndërmarr veprimet e nevojshme për izolimin e këtij sulmi kibernetik dhe kthimin në funksion të ueb faqes së Kryeministrisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për RTV Dukagjinin.

Sipas tyre, nga ky sulm nuk është cënuar integriteti as konfidencialiteti i të dhënave.

“Gjendja e sigurisë kibernetike në ueb faqen e Kryeministrisë dhe në sistemet tjera qeveritare kompjuterike për momentin është stabile dhe nuk është cenuar në asnjë moment integriteti dhe konfidencialiteti i të dhënave. Në lidhje me ketë rast, jemi në proces të raportimit të tij tek organet kompetente, përkatësisht tek Policia për krime kibernetike për hetime të mëtejme. Ndërsa, sa i përket ueb faqes së Presidencës dhe Prokurorisë, ju njoftoj që ato ueb faqe nuk janë të hostuar në sistemet qeveritare kompjuterike”, thuhet tutje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments