Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePërfundon takimi Kurti-Vuçiq, u prezantua edhe draft-Statuti i Asociacionit

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, u prezantua edhe draft-Statuti i Asociacionit

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Paraprakisht është prezantuar para palëve draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe për deklaratën për zbardhjen e fatit të  personave të pagjetur gjatë luftës.

Siç raporton transmetuesi publik, pritet që para mediave të ketë deklarata të ndara nga kryeministri e Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por ndoshta edhe nga Josep Borrell ose Miroslav Lajçak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments