Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar një koment për lidhur me Deklaratën për Personat e Zhdukur në Bruksel, e cila është dakorduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq ka thënë se termi “zhdukje me detyrim”, që përsëritet shpeshherë në Deklaratë, nuk është term strikt legal. Sipas tij, kjo shprehje më shumë ka të bëjë me rrethanat nën të cilat një person është zhdukur.
“Ky sqarim ofrohet për të mënjanuar keqkuptimet apo interpretimet e termit “zhdukje me detyrim” si “zhdukje me forcë”, që ka një kuptim të qartë legal sipas Konventës Ndërkombëtarë për Mbrojtjen e Personave të Zhdukur me Forcë (2006)”, ka shkruar Vuçiq.
Ai ka thënë se një person mund të zhduket me detyrim si rezultat i një akti të një individi, ushtrie, grupi paramilitar, grupi politik apo grupeve të tjera që janë të lidhur me konflitin.