Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeReagimet për çështjen e Urës së Ibrit

Reagimet për çështjen e Urës së Ibrit

Vendimi i Kuvendit Komunal të Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit është përkrahur nga Qeveria, mirëpo emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. Rihapja e urës, sipas KFOR-it duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.

Këshilltarët komunal në veri të Mitrovicës e kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Kjo është bërë me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli.

Këtë vendim e ka përkrahur Qeveria e Kosovës, duke thënë se është vendim i drejtë dhe i duhur.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, ka thënë Qeveria për RTK.

Por për rihapjen e urës, emisari evropian, Miroslav Lajçak thotë se nuk është koha.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës.

Për këtë çështje është deklaruar edhe misioni i KFOR-it.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për rtv Dukagjinin.

Drejtuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljani në një bisedër për Frontal të T7 kishte deklaruar se puna e tyre ka mbaruar me procesin e votimit të kërkesës dhe se tashmë çështja e hapjes  së Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve i mbetet Ministrisë së Punëve të Brendshme, asaj të Pushtetit Lokal dhe misioneve paqëruejtese ndërkombëtare, KFOR-it e EULEX-it.

Në anën tjetër “Lista Serbe” ka paralajmëruar trazira nëse ndodh diçka e tillë. Petar Petkoviq e ka cilësuar si “provokim” të kryeministrit Albin Kurti nè prag të takimit të 2 majit në Bruksel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments