Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja në Malishevë, nipi dyshohet se e vrau axhen për tokë

Vrasja në Malishevë, nipi dyshohet se e vrau axhen për tokë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës dhjetë të mëngjesit është raportuar për një rast vrasjeje në fshatin Kijevë të Malishevës. Pas daljes në vendin e ngjarjes, është gjetur një person i moshës madhore që dyshohet se ishte pa shenja jete.

Vdekjen e tij siç konfirmon policia e ka konstatuar ekipi mjekësor në venin e ngjarjes.

Për rastin është arrestuar një i dyshuar derisa hetimet po vazhdojnë.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kijevë të Malishevës.

 

 

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nipi e ka vrarë axhën për shkak të një konflikti pronësor.

Viktima është S.Berisha i moshës rreth 50 vjeç.

Njësitet policore kanë dalur në vëndngjarje dhe po mirren me rastin. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments