Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDaçiq: Kush dëshiron ta ketë Serbinë mike duhet ta dëshmojë këtë

Daçiq: Kush dëshiron ta ketë Serbinë mike duhet ta dëshmojë këtë

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se politika e jashtme e Serbisë me siguri do të ketë korrigjime kur bëhet fjalë për disa vende, bazuar në votën e tyre të fundit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për kërkesën e Kosovës për pranim në KE.

“A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për, apo Sllovakia dhe Greqia që nuk e njohin Kosovën, por abstenuan. Do të ishte mirë sikur të na shpjegojnë nëse diçka ka ndryshuar në politikën e tyre”, ka deklaruar Daçiq për gazetën serbe “Kurir”

Sipas fjalëve të tij, “askush nuk mund të votojë kundër Serbisë dhe nesër të vijë dhe të thotë se është miku ynë”.

“Dhe integriteti territorial i askujt nuk mund të jetë më i rëndësishëm se i yni, ka thënë Daçiq duke aluduar në abstenimin e Ukrainës me rastin e votimit për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KE.“Kushdo që dëshiron Serbinë si mike dhe aleate do të duhet ta dëshmojë këtë”, ka thënë Daçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments