Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaJo armë bërthamore në Korenë e Jugut; SHBA do të rrisin masat...

Jo armë bërthamore në Korenë e Jugut; SHBA do të rrisin masat parandaluese

Koreja e Jugut ra dakort të mërkurën të mos krijojë një program të vetin bërthamor, në shkëmbim të një roli më të madh vendimmarrës në planet e Shteteve të Bashkuara në rast të një sulmi bërthamor të Koresë së Veriut dhe të një pranie më energjike të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Marrëveshja është pjesë e të ashtuquajturës Deklarata e Uashingtonit e njoftuar të mërkurën, ndërsa Presidenti Joe Biden ka mirëpritur Presidentin koreanojugor Yoon Suk Yeol në një vizitë shtetërore për të festuar 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe për të diskutuar të ardhmen e aleancës.

“Marrëveshja për mbrojtjen e ndërsjelltë është e çeliktë, dhe përfshin angazhimin” për masa të zgjeruara parandaluese, tha Presidenti Biden gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 1953 të nënshkruar në fund të Luftës Koreane, nëpërmjet së cilës Uashingtoni angazhohet ta ndihmojë Korenë e Jugut të vetëmbrohet, në veçanti nga Koreja e Veriut.

Ai përsëriti një frazë nga dokumenti i administratës së tij të vitit 2022 për Rishikimin e Gatishmërisë Bërthamore, se një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara apo aleatëve dhe partnerëve është i papranueshëm dhe do të rezultojë në fundin e regjimit që e bën këtë sulm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments