Drejtori i të ashtuquajturës ”Zyre për Kosovën“, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dhënë sërish deklarata kontraverse teksa ka replikuar në Tëitter me Blerim Velen, kryekëshilltarin e presidentes, Vjosa Osmani.
Petkoviq ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do të jetë në burg në sistemin korektues të Serbisë, atëherë sot ai do të akuzohej për terrorizëm, duke i cilësuar të tillë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.
”Me shumë gjasa Kurti do të ishte mes terroristëve të tjerë të akuzuar, nëse ai nuk do të ishte mysafir i sistemit korrektues të Serbisë në atë kohë“, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq i ka reaguar Velas i cili ka shkruar për varrezat masive shqiptare në Serbi, të cilat Beogradi i mohon.