Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKRU “Prishtina” paralajmëron masa të rrepta për ata që kyçen ilegalisht

KRU “Prishtina” paralajmëron masa të rrepta për ata që kyçen ilegalisht

Kjo kompani ka thënë se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

Besoni ose jo, furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë.

Nga sot 0 tolerime për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit. Sot realizohen dy shkyçje të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në akcion të paparë deri më sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments