Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot më 24 prill, e feston ditëlindjen e 55-të.
Kjo është ditëlindja e tretë e Thaçit, që e gjen atë larg gjirit familjar, duke u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale, ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj tij.
E këtë ditë, ai mori një urim të veçantë nga miku i tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Edhe 100 komandant!”, e uroi Rama Thaçin.