Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeAplikimi i Kosovës në KiE, Gashi: Ishte arritje e përbashkët

Aplikimi i Kosovës në KiE, Gashi: Ishte arritje e përbashkët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar pranimin e aplikimit të vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gashi, në një intervistë për Info Magazinë, tha se nuk ka rëndësi se çka thotë Serbia për këtë proces, por ajo se çka thanë anëtarët e KiE-së.

“Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, se çka mendon Serbia, për ne sot me rëndësi është se çka thanë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe si votuan ata. Pra 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE”, u shpreh Gashi.

Ai tha se kjo u bë është falë një pune të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës.

“Sot mbërritëm në këtë pikë që është arritje e përbashkët”, shtoi ai.

Gashi theksoi se shtatë vota ishin kundër, pesë abstenime dhe 33 pro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments