Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeShqipëriShqipëria heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Shqipëria heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm.

Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Omani dhe Tajlanda”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. /ATSH/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments