Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka sugjeruar kryeministrit Kurti që ta mbajë anën e drejtësisë, kur flitet për rastin e arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqit, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës.
Sot e kisha lutur kryeministrin ta merr anën e ligjit e të drejtësisë. Edhe nëse ka dyshime edhe nëse ka konspiracione. Për të ecur përpara duhet të jemi të gatshëm edhe për sakrificë. Udhëheqësit e zotë e dinë. Që i bie, nëse dikush nga radhët e tua ka shkelur aty ku s’duhet, duhet t’ia tregosh vendin. Nuk besoj që është besnikëri me marrë pozicion të gabuar në interes të përgjithshëm ”, theksoi ai