Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Bëhet me dije se policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë. Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Balaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj.
Por vetëm disa vite më pas vritet vëllai i dytë në familjen Nikulaj. Autori ka qëlluar plot 6 herë, pasi kjo vërtetohet në gjetjen e 6 gëzhojave në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes së sotme, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Balaj në Lezhë. Nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve.
Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.