Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Ardian Ardian Nikulaj. Vrasja e biznesmenit ndodhi në lokalin e tij.
Bëhet e ditur se viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.
Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera.
Ai ishte kreu i PSD-së dhe kandidatonte si këshilltar ndërsa mbështeste koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.
Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it. Ndërkohë, autorët, që udhëtonin me një motoçikletë, ishin të maskuar.