Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaA mund të hyjmë dy herë brenda 90 ditëve në zonën Schengen?

A mund të hyjmë dy herë brenda 90 ditëve në zonën Schengen?

Të marten Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo i ka gëzuar qytetarët.

Data finale e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, është 1 janari i vitit 2024.

Por, a keni të drejtë të hyni dy herë në Schengen zonë?

Po, mundeni. Ata të cilët udhëtojnë për në vendet e Evropës, që janë në këtë zonë duhet t’i llogarisin mirë ditët e tyre të qëndrimit. Ato nuk duhet ta kalojnë numrin prej 90 ditësh në periudhën kohore prej 180 ditësh.

Cilat dokumente nevojiten për të udhëtuar?

Dokumenti i cili nevojitet për të udhëtuar është një pasaportë e lëshuar brenda 10 vjetëve të mëparshme. Ajo duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas udhëtimit të realizuar në zonën Schengen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments